Siç dihet ndër ushqimet që sigurojnë karbohidrate janë: drithërat, zarzavatet, bishtajat, frutat, sheqeri dhe substance të tjera të ëmbla. Ndër drithërat, misri është burimi kryesor energjitik për njeriun. Ai është përdorur gjërësisht më parë dhe vazhdon të përdoret edhe sot për bukë, ëmbëlsira, konflekse dhe në lloje të tjera të kuzhinës së përditshme familjare dhe në restorante.
Vlen për tu theksuar se përqindja e energjisë në dietë e siguruar nga karbohidratet e miellit të misrit është më e lirë se karbohidratet tek mishi, pula, veza apo nënproduktet e qumështit.
Mielli i misrit Dieta, i çertifikuar pa gluten është një alternativë e shëndetshme dhe e pasur me ushqim sidomos për individët që kanë ndjeshmëri ose intolerancë ndaj glutenit. Ky lloj mielli prodhohet tërësisht nga fara e misrit, e cila nuk përmban gluten. Mirëpo gjatë procesit të përpunimit dhe përgatitjes egziston një risk i kontaminimit të kryqëzuar me glutenin, të cilin Dieta e parandalon 100%.
Por përse të zgjidhni pikërisht miellin e misrit pa gluten?
Ky miell ka shumë përfitime për shëndetin tonë të cilat lidhen me pasurinë e fibrave dhe proteinave, vitaminave (B, kalcium dhe hekur) dhe minerale.
Mielli i Misrit pa Gluten ndihmon gjithashtu në kontrollin e peshës pasi ka një indeks glicemik më të ulët krahasuar me miellin e grurit, që do të thotë se ai ndihmon në zvogëlimin e oreksit dhe ndjekjes së një diete të shëndetshme. Përvec kësaj ai ka edhe një impakt pozitiv në kontollin e sheqerit në gjak (për shkak të nivelit të lartë të fibrave).
Në tërësi mungesa e glutenit bën që Mielli i misrit pa gluten të jetë një alternativë e shkëlqyer për ata që vuajnë nga celiakia ose intoleranca ndaj glutenit. Duke përdorur miellin e misrit pa gluten, ju mund të shijojnë ushqimet tuaja të preferuara pa dëmtuar shëndetin tuaj.
Për të përfituar nga këto vlera ushqimore,ne ju sugjerojmë të përdorni miellin e misrit Dieta pa gluten në përgatitjen e ushqimeve të ndryshme si bukë, pasta dhe ëmbëlsira. Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer për të shijuar ushqime të shijshme dhe të shëndetshme pa dëmtuar shëndetin e trupit.
Për të parë çertifikatën klikoni këtu