Rreth Nesh

Ecim përpara!

Misioni dhe Vizioni

Misioni dhe Vizioni

Ne jemi prodhuesi kryesor i miellit te misrit cilësor dhe të produkteve të përafërta për prodhuesit vendas te ushqimit.

Ne i qëndrojmë besnikë angazhimeve tona:
– Te kënaqim nevojat dhe pritshmerite e klientëve tanë;
– Të zhvillojme në popullin tonë një pasion për përmirësim të vazhdueshëm, cilësi, përsosmëri dhe pune ekipore.

avatar
Klajdi Shopi
Administrator

Rritemi së bashku çdo ditë!

Vlerat e kompanisë

Vlerat e kompanisë

01

Ne besojmë në ekselencë!

Në përpjekje për të arritur performancën më të mirë në të gjitha aspektet e punës sonë.

02

Ne besojmë në përgjegjësitë!

Në nderim te obligimeve tona, pritshmerite dhe kërkesat; të kemi gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për veprimet tona dhe të mbajmë pergjegjshmeri për gabimet tona.

03

Ne besojmë në punën në grup!

Për të qenë të bashkuar dhe te kemi një frymë marrëdhënie bashkëpunuese.

04

Ne besojmë në ndershmërinë!

Për të qenë të sinqertë në punën tonë, dhe për të pranuar gabimet dhe përgjegjësitë.

05

Ne besojmë tek klientët në fokus!

Për të kuptuar nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë, dhe për të siguruar se këto janë plotësuar për kënaqësinë e tyre.

06

Ne vlerësojmë respektin!

Respektin për njerëzit, ligjin dhe mjedisin.

Historiku ynë

Pak Histori

Qytetaret e Elbasanit kane qene dhe jane konsumator te rregullt te bukes se misrit. Kjo si rrjedhoje e kuzhines tradicionale Elbasanase e cila per gjellet( tava te ndryshme) qe gatuan eshte e domosdoshme qe te shijohen me mire me buke misri se sa me lloje te tjera buke.

Ne keto kushte te tregut kur mungonte nje fabrike per prodhimin e miellit nga misri u be studimi se cili do te ishte nje vend I pershtatshem per te ngritur kete fabrike. Duke pare zona te ndryshme perreth Elbasanit bashke me traditen e te gatuarit dhe numrin e banoreve u gjykua dhe vendosem qe kete fabrike ta ndertojme ne fshatin Kuqan, 5 km larg qytetit te Elbasanit. Kjo vendosje ishte dhe simbolike sepse shume kohe me pare aty ka qene nje mulli bluarje me uje por qe kishte kohe qe nuk funksiononte me.

Historia jone ka filluar rrugetimin qe ne vitin 1997, nje vit I veshtire per Shqiparet dhe aq me teper per nje sipermarrje private. Atehere aktiviteti kryesor ishte per tu ardhur ne ndihme te gjithe fshatareve per bluarjen e misrit dhe grurit. Gjate viteve Dieta Shpk I eshte nenshtruar ndryshime te rendesishme si nga ana organizative, teknologjike, strategjike dhe persa I perket tregut. Sot, jemi krenar qe kemi arritur te jemi numer 1 ne furnizimin me miell misri ne Shqiperi duke zoteruar nje pjese te konsiderushme te tregut aktual. Kjo fale punes se palodhur, perkushtimit, pasionit dhe objektivave te qarta qe I kemi vendosur vetes qe ne fillimet tona.

Si rrjedhoje e gjithe investimeve ne teknologjine bashkohore dhe ne burime njerezore profesionale, kemi mundur te lançojme ne treg keto prodhime:

      • Miell misri per buke
      • Miell misri per embelsira
      • Miell I granuluar per çipsa
      • Disa lloje per blegtori
      • Miell per polenta
      • Miell tradicional per zonen e Jugut te Shqiperise qe quhet Harapash
      • Miell per embelsiren tradicionale te Elbasanit qe quhet Ballokume.

Dieta Shpk, me nje kapacitet prodhues prej 50t/24h ka filluar eksportin prej disa kohesh dhe po synon per tregje te reja ne Europe. Kompania jone ka nje organigrame te rregullt dhe shume rigoroze.

Administratori eshte Klajdi Shopi qe eshte diplomuar per mesuesi ne Gjuhe-Letersi dhe per Ekonomi Biznes. Kohet e fundit Klajdi ka pergatitur dhe botuar librin “ Pse dhe si duhet te perdorim miellin e misrit?”

Historiku

0 M+

Konsumatorë

0

Çertifikata cilësie

0

Vite eksperiencë

0

Shtete

X