Në ditët e sotme, shqetësimi për sasinë e pesticideve të përdorur në frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë është i ndjeshëm, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Ndërgjegjësimi për pasojat e këtyre pesticideve në shëndetin tonë është gjithnjë e në rritje. Studimet më të fundit konfirmojnë se soda e bukës është një element i fuqishëm në eliminimin e të paktën 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet. Për më tepër, sipas të dhënave të AgroWeb.org ekspertët kanë zbuluar se soda e bukës është alternativa më e mirë për një ushqyerje të pastër. Soda e bukës, sipas tyre, ka një nivel të lartë alkaline dhe shpërbën pesticidet në molekula të imëta duke i neutralizuar më pas plotësisht ato nga ushqimet.
Si Përdoret Soda E Bukës Për Pastrim
Gjatë studimit u përdor sodë buke për pastrimin e frutave, veçanërisht mollëve. Frutat ishin të spërkatura me dy pesticide shumë të përdorura në bujqësi për ruajtjen e bimëve. Më pas, frutat u shpëlanë me tre lëngje të ndryshme, përfshirë ujin e rubinetit. Një prej lëngjeve përmbante sodë buke. Mollët që u mbajtën në ujë me sodë buke për të paktën 2 minuta kishin më pak mbetje pesticidesh.
Në përgjithësi ugjerohet që koha e pastrimit të frutave dhe perimeve duhet të jetë 12-15 minuta. Kështu ajo mundëson eliminimin e të gjitha pesticideve. Pastrimi me sodë buke është një mënyrë shumë efikase dhe pa asnjë problem për organizmin. Ai mundëson eliminimin e një sasie të jashtëzakonshme të pesticideve të akumuluara në produktet bujëqësore. Hidhni ujë në një tas. Shtoni disa lugë gjelle me sodë buke dhe mbani frutat dhe perimet për 12-15 minuta. Sasia e ujit dhe sodës varet nga sasia e frutave dhe perimeve që doni të pastroni. Për një gotë ujë përdorni 2-3 lugë çaji sodë. Më pas shpëlajini ato me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë. Një mënyrë tjetër është që frutat dhe perimet t’i fërkoni me sodë buke dhe pas shpëlarjes mund t’i konsumoni lirisht dhe pa u shqetësuar.
Burimi: AgroWeb.org